Nokaut i çmendur, e rrëzon kundërshtarin brenda 11 sekondave

Kailan Hill e ka nokautuar kundërshtarin e tij Andrea Walker me një goditje 11 sekonda brenda meçit.

Luftëtari MMA, amerikan Kailan Hill, edhe njëherë është bërë hit në rrjetet shoqërore pasi veprimit fenomenal gjatë luftës në “LAF 54”.

Atij i janë dashur vetëm 11 sekonda që me një nokaut atraktiv ‘spining back fist’ të arrijë fitore ndaj Andrea Walkerit.

Luftëtari i kategorisë së mesme këtë e ka fitoren e tretë. Të parën e ka shënuar me nokaut ndaj Alex Thompsonit për një minutë e 18 sekonda, deri sa në të dytën kundër Adam Fugittit i janë deshur 13 sekonda më shumë.

 

Lini Një Koment