Nokia 6.1 Plus tani me 6 GB RAM

HMD Global ka lansuar Nokia X6 ashtu si Nokia 6.1 Plus për tregun global në korrik të vitit të kaluar, por ndryshe nga X6, ai 6.1 Plus ofrohej vetëm me 4 GB RAM.

Ndërsa tani kjo kompani ka lansuar versionin e 6.1 Plus me 6 GB RAM, transmeton koha.net.

Ky model tani për tani ka dal në shitje vetëm në Indi me një çmim rreth 260 dollarë.

Nokia 6.1 Plus ka çipin Snapdragon 636 SoC ndërsa vjen me sistemin operativ Android Pie.

Ky smartfon ka ekranin 5.8 inë IPS LCD me rezolucion 2280 x 1080 pixel.

Dy kamera nga pas, njërën 16 MP e tjetrën 5 MP, ndërsa nga par për selfie 16 MP.

Nokia 6.1 plus ka baterinë 3,060 mAh e cila mbushet nga porti USB Type-C.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme