Nokia X7 vjen me emër tjetër

Më parë këtë vit, HMD Global lëshoi telefonin Nokia X6 për tregun kinez. Pasi për telefonin pati interesim të madh, kompania vendosi ta lansojë në nivel global si Nokia 6.1 Plus.

Procesi pastaj u përsërit me modelin Nokia X5, dhe me prezantimin e telefonit Nokia X7 javën e kaluar pritej që e njëjta gjë do të ndodhte me këtë pajisje.

Pritej që Nokia X7 të lansohej në rang botëror si Nokia 7.1 Plus. Megjithatë, duket sikur është vendosur që Nokia X7 të lansohet si Nokia 8.1 në tregun global, transmeton KP.

Pritet që Nokia 8.1 të jetë globalisht në dispozicion në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme