Nora një ‘çapkëne’ me bishtaleca! (Foto)

Nora Istrefi është pa dyshim një nga këngëtaret më me stil të estradës.

Ajo është treguar gjithnjë e kujdesshme që të shfaqet sa më “in” para publikut, duke ndjekur kështu tendencat më të fundit të modës, dhe jo më kot edhe studimet i ka mbaruar për dizajn.

Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi në rrjetet sociale, ku është shfaqur me një model më ndryshe të flokëve.

Nora kësaj radhe kishte provuar që t’i bënte flokët bishtaleca, duke marrë imazhin e një vajze të vogël “çapkëne”.

Duhet thënë se këngëtarja dukej mjaft bukur me këtë model të ri flokësh. /Telegrafi/

nori-e1473174544745-780x439