Norvegjia planifikon ndalimin e burkas në shkolla dhe universitete

Shamia e njohur si burkan, e cila mbulon tërë fytyrën e një gruaje myslimane, do të ndalohet nëpër univeristete dhe shkolla në Norvegji, pas masave të ngjashme në vendet tjera evropiane.

 

Kështu ka thënë ministri i Arsimit i Norvegjisë, Torbjorn Roe Isaksen, transmeton Express.

Qeveria djathtiste e Norvegjisë e ka konfirmuar se është duke e konsideruar vendosjen e rregullave kombëtare për ndalimin e burkan në shkolla dhe universitete, një lëvizje kjo që mbështetet nga partia opozitare Laburiste.

Isaksen ka thënë se ndalimi vlen vetëm për burkan dhe jo shamitë tjera islamike, përfshirë dhe hixhabin, chadorin apo niqabin./Express/