“Notre Dam de Tiran”, mbledh kokat e politikanëve në protestë kundër shembjes së Teatrit

“Piktura nuk është bërë për të zbukuruar apartamentet por ajo është një mjet i fuqishëm sulmues ose mbrojtjes kundër të keqes”, ishte shprehur Pablo Pikaso.

Avni Delvina nisur mbi këtë parim ka punuar rreth 20 muaj përmbi 80-të grafika që, sigurisht kanë në qendër mbrojtjen e Teatrit Kombëtare, meqë ekspozita e tij është vendosur pikërisht në hollin e ndërtesës së Teatrit.

Ajo quhet “Notre Dam de Tiran” dhe nuk harron që të shigjetojë apo të bëjë humor me disa personazhe të artit kulturës, të medias, politikës e më gjer.

Këtë tablo Delvina e quan Heroika e Kompromisit. Trapi i Meduzes, vepër e Theodore Gericault, paraqitet e plotësuar me figurat e medias shqiptare.

“Idenë e nisa nga një tablo e famshme e Theodore Gericault. Trapi i Meduzës është një ngjarje shumë e dhimbshme, që u munduan ta fshehin, një anije që po shkonte në një koloni mbytet, ndërtohet Trapi. Përfundoi në kanibalizëm, ngjarja është dramatike dhe në Francë mundohen ta fshehin si ngjarje dhe kjo si ide Theodore Gericault bëri këtë pikturë të frymëzuar nga kjo ngjarje dhe ngjarja doli në dritë”, ka thënë Delvina, raporton Top Channel.

Asnjë nga ju nuk do të më tradhtojë, është grafika e realizuar mbi “Darkën e Fundit”, nga pritja e vendimit të Presidentit të Republikës për dekretin e dërguar nga parlamenti në korrik 2018.

“Kjo është një tablo që daton disa ditë përpara se Presidenti Meta të rrëzonte dekretin, nuk e di nga ana procedurale, të mos firmoste për prishjen e teatrit. Kështu që ishin dyshimet që presidenti edhe mund ta firmoste dhe teatri të prishej”, ka thënë ai.

Këto grafika i kushtohen edhe personazheve të tjerë publikë, të cilët vendosen në kontekstin e çështjes së teatrit kombëtar. Krijimtaria e Delvinës kërkon të thyejë kufijtë që ka vënë realiteti social politik, frymëzuar nga ngjarjet më të rëndësishme. E vërteta e tij vjen nëpërmjet gjuhës artistike. Prandaj edhe mesazhi i tij merret lehtë, sidomos kjo e shoqëruar me një gjetje të hollë të fabulës të subjektit kompozicional.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme