Nuk do t’iu besoni syve, kështu duken aktorët e serialit “Për ty” pas 17 vjetësh

Ishte ndër serialet me të pëlqyera.

Seriali meksikan “Për ty” ka qenë një ndër serialet më të shikuara, kjo për vet faktin se ka qenë i pari i dubluar në gjuhën shqipe.

Projekti “Për ty” i realizuar në vitin 2002 është ndërtuar mbi një dramë të bukur që tregon dashurinë e dy të rinjve të cilët njihen në rrethana jo të mira dhe kalojnë në peripeci të shumta, transmeton rtv21.

Në rolet kryesore ishin, aktorja Ana de la Reguera (Maria), së bashku me aktorin Leonardo Garcia (Antonio).

Natyrisht pas 17 vjetësh aktorët kanë pësuar ndryshime të mëdha në dukjen e tyre. Disa prej tyre ndoshta edhe nuk do t’i njihni! Ana de la Reguera tani është 42 vjeçare.

Leonardo Garcia është vetëm një vit më i vjetër se “Maria”, ai tani është 46 vjeçar.

Përveç këtyre rol të rëndësishëm kishin edhe antagonistët, që i kanë dhënë jetë dhe mjaft të papritura këtij projekti.

Ndër antagonistët të cilët prej asaj kohe mbahen mend janë: Francisco de la O, në rolin e Cezarit. Ai tani ka mbushur 53 vjet.

Regina Torné apo e njohur te ne si Franciska tani është 76 vjeçare “Franciska” fitoi shumë çmime e një ndër to është edhe çmimi “aktorja më e mirë.

Një nga aktorët që ka lënë gjurmë është edhe Luis Felipe Tovar apo siç njihet me rolin e tij si Koronado. Ai tani është 59 vjeçar.

Lini Një Koment