Nuk është vetëm Hollivud, ngacmimet seksuale prekin edhe gjykatën Supreme në SHBA

Akuzat për ngacmime seksuale nuk kanë prekur vetëm Hollivudin.

Një akuzë e fortë, së fundmi vjen për kandidatin e Presidentit Trump, për në krye të Gjykatës Supreme të SHBA, Brett  M. Kavanaugh.

Christine Blasey Ford i tha Ëashington Post se kur kanë qenë adoleshente (15 vjec), Kavanaugh (asokohe 17 vjec) e ka shtyrë në shtrat e është përpjekur ta zhveshë, por fatmirësisht ajo ka arritur të largohet. Akuzat për herë të parë u shfaqën javën e kaluar e Kavanugh është përpjekur që prej atëherë t’i rrëzojë me çdo mënyrë.

Tani, pjesëtarë të lartë të Komisionit të Ligjeve në senat pritet të flasin si me të, ashtu edhe me zonjën Ford. I përzgjedhuri i shefit të Shtëpisë së Bardhë për postin e rëndësishëm të cilin do ta mbaje për gjithë jetën u mor në pyetje gjatë katër ditëve të seancave dëgjimore në këtë komision, dhe ky proces tashmë është i plotë. Të enjten do të votohet nëse propozimi i komisionit do të shkojë për votim në senat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme