Nuk ka më 8.000 denarë pë fëmijën e tretë, Qeveria heq këtë masë

Ndryshimet ligjore për mbrojtje të fëmijëve parashohin ndërprerjen e shtesave për lindjen e tretë, kjo
masë u miratua më vitin 2009 nga qeveria e VMRO-DPMNE-së. Propozim ligji është shpallur në faqen
e Qendrës Nacionale të Regjistrit Qendror (QNRQ).
Ky ligj do të ndërpritet për shkak që sipas qeverisë së re nuk ka pasur ndikim pozitiv në shtimin e
popullsisë, siç priteshte nga qeveria e kaluar e cila e solli këtë ligj.
Në vend të ligjit për shtesa për fëmijë të tretë parashihet ndihmesë e pakthyeshme e cila do tu jepet
vetëm njëherë në vlerë prej 5000 denarëve për fëmiun e parë, për të dytin parashihet të jepen
20.000 denarë dhe të tretin prej 60.000 mijë denarësh, informojnë nga Ministria për punë dhe
politikë sociale.
Sipas ligjit të deritanishëm për fëmiun e tretë janë ndarë nga 8.048 denarë çdo muaj për 10 vjet,
ndërsa për fëmiun e katërt vlera arrinte deri në 11.267 në afat kohor për 15 vite.
Ato prindër që kanë fituar të drejtën me ligj të marrin shtesa mujore nuk do ti u ndërpriten shtesat
deri në përfundimin e afatit prej 10 viteve, gjegjësisht 15 viteve për fëmiun e katërt.

Lini Një Koment