Nuk kanë të ndalur dhuratat e shtrenjta për Adelina Tahirin (FOTO)

Këngëtarja nga Maqedonia Adelina Tahiri është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, shkruan GazetaBlic.

Ajo mban aktiv fansat e saj me postimet e shumta që bën aty.

Ka pak kohë që Adelina Tahiri është martuar me një biznesmen nga shkupi. Martesë kjo tejet private, ku çifti kishin organizuar një darkë vetëm me familjarët.

E duket se bashkëshorti i saj gjithmonë surprizon bukuroshen shkupjane.

Edhe kësaj radhe Adelina ka publikuar në InstaStory disa fotografi ku ka treguar dhuratat e radhës. Një xhaketë e markës “Balenciaga”, këpucë “Gucci” dhe çantë e markës “Channel” janë dhuratat që ai i ka bërë e duket se e kanë gëzuar pa masë atë.

Edhe pse tani jeta e Adelinës ka kaluar në një fazë tjetër, ajo është mjaft aktive edhe me projektet muzikore, ku ai i fundit është lansuar para gjashtë maujve, kënga me titull “S’je normal”.