Nuk mund të ma ndalojë askush vizitën në Kosovë, kërcënohet Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq thotë se askush nga zyrtarët e Prishtinës nuk i ka kërkuar falje për atë që ai e ka quajtur incident në Graçanicë, transmeton Koha.net.

“Nuk është e vërtetë që s’e kam respektuar marrëveshjen, sepse shkuarja ime ka qenë e paralajmëruar dhe është gënjesh që të jem dëbuar. Askush nuk mund të ma kufizojë lëvizjen nëpër Kosovë dhe as që do të pranoja në gjë të tillë. Pas përpjekjes së dështuar për të më dëbuar nga Kosova, kam vazhduar vizitën time në krahinën jugore serbe e një ditë më vonë nga Graçanica kam shkuar për vizitë zyrtare në Rashkë e në Kralevë”, citon “Politika” të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se nuk e di se kush konkretisht nga Prishtina qëndron prapa kësaj që ka ndodhur, porse, përcjell Koha.net, por, ka thënë ai, incidenti është krijuar për shkaqe politike e qëllim që të poshtërohet përfaqësuesi i shtetit të Serbisë.

“Kur jam kthyeri nga festimi i Ditës së Zojës së Vogël, tre komba dhe një furgon përplot me policë specialë përnjëherë kanë bllokuar lëvizjen e veturës sime në qendër të Graçanicës. Nga njëri komb kanë dalë disa pjesëtarë policie të cilët vrapuan te vetura ime. Ata, duke bërtitur, kërkuan të dal nga automobili, duke u përpjekur që me dhunë të hapin dyert, por nuk ia dolën”, ka rrëfyer Gjuriq.

Ai ka theksuar se shtyrja e pakëndshme ka zgjatur rreth gjysmë ore dhe se banorët e Graçanicës dolën nga shtëpitë dhe filluan të më ndihmojnë.

“Në një moment incidenti arriti kulmin. Më kryesorja u ruajt gjakftohtësia dhe nuk pati përleshje ndërmjet policisë e qytetarëve. Duke e kuptuar se nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve, policët u tërhoqën me bisht ndër shalë e pa e kryer punën. Falë popullit, dështoi aksioni ilegal i arrestimit tim”, ka thënë Gjuriq duke njoftuar se brenda disa ditësh do ta vizitojë sërish Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme