Numrat emergjentë për qytetarët e Kosovës në Berlin

“Të gjithë qytetarët e Kosovës që gjenden në Berlin dhe kanë nevojë për ndihmë lidhur me sulmin e sontëm, mund të kontaktojnë në numrat emergjentë që ka vënë në dispozicion ambasada e Kosovës në Gjermani: +49 179 36 70 536”, kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ndërsa, ministri i MPJ Enver Hoxhaj ka dënuar fuqishëm sulmin brutal në Berlin dhe ka shprehur ngushëllimet për të afërmit dhe familjet e viktimave./Sakte.net