Nuredini: Ligji për UÇK-në pret, “Branitellat” tani 15 vite i gëzojnë benificionet

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Azbi Nuredini dhe një nga iniciatorët për dorzimin e ligjit të veteranëve të luftës, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇK-së në parlamentin e Maqedonisë thotë se miratimi i këtij ligji është dashur të bëhet me kohë para 15 viteve pasi që pjesmarësit në konflikt nga pala maqedonase vetëm se gëzojnë të drejtat e tyre me ligj.

“Kaluan 15 vite e 28 ditë nga miratimi i Ligjit për “BRANITELLAT” (15 janar 2002), nga ajo ditë kaluan 15 vite e 28, ditë pa miratimin e ligjit për UÇK-në! Ky diskriminim kushtetues dhe ligjor patjetër të përfundoj menjëherë me miratimin e ligjit për UÇK-në nga Parlamenti i Maqedonisë”, thotë Nuredini./express