Nurteel dhe Roberti vijnё me njё bashkёpunim

Brenda dy javësh do të jetë gati bashkëpunimi i Nurteel Morinës dhe Robert Berishës.

Këtë e kanë bërë të ditur dyshja, ekskluzivisht për lajmi.net, ku e kanë zbuluar edhe emrin e këngës, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë në të cilën Roberti është mysafir do të mbajë titullin ‘Ti je nona’, ndërsa klipi do të realizohet në disa vende të Kosovës.

Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar vetë ata ndërsa po punojnë me Max Production.

Kujtojmë se Nurteel ka sjell disa hite në tregun muzikor shqiptar, ndërsa Roberti ka ardhur fuqishëm me dy projekte muzikore si solo këngëtar, e ky është bashkëpunimim i parë ku ai ka qenë i ftuar.