Nxënësja nga Kosova e treta në botë për matematikë

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka pritur në një takim pjesëmarrësit në olimpiadën botërore të matematikës të mbajtur në Hon Kong, ku Doruntina Sylejmani morri vendin e tretë, medaljen e bronztë.
Ministri Bajrami tha se Doruntina, dhe shembujt e nxënësve të ngjashëm, janë ambasadorët më të mirë të Kosovës.

“Këtu kemi nxënësit që janë ambasador të vërtet të Republikës së Kosovës sepse këta e kanë përfaqësuar Kosovën me shumë dinjitet duke treguar se ne kemi një rini inteligjente, kemi nxënës shumë të mirë dhe jemi shumë të kënaqur dhe krenar me ta. Ne kemi fituar medaljen e bronztë, medaljen tretë në mesin e 109 shteteve ku kanë marrë pjesë më shumë se 600 pjesëmarrës dhe Doruntina është ambasadori më i mirë i Kosovës sepse ka arrit me shumë dinjitet ta përfaqësoj republikën e Kosovës, ta përfaqësoj sistemin arsimor dhe të tregoj se ne kemi fëmijë me inteligjencë të veçantë. MASHT në vazhdimësi do ti përkrah këta nxënës, sidomos nxënësit që kanë inteligjencë në matematikë do t’i stimulojmë, sepse suksesi në fushën e matematikës tregon suksesin e përgjithshëm të sistemit arsimor”, tha Bajrami.

Kurse vet fituesja e medaljes së bronztë, Doruntina Sylejmani nxënëse e klasës së 12-të, tha se kjo medalje për të është një shtysë që të punoj sa më shumë edhe në të ardhmen në këtë degë.

“Të fitosh një medalje, medaljen e parë për Republikën e Kosovës në olimpiadën më prestigjioze në botë, patjetër që ka qenë një ndjenjë mjaft e mirë. Kam qenë shumë e inkurajuar dhe kam dëshirë që kjo medalje ë jetë një shtysë për garuesit për profesorët dhe institucionet që ta përkrahin sa më shumë matematikën dhe zhvillimin e matematikës”, është shprehur ajo.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë