Nxirret nga rrënojat pas 17 orësh, thirrja e gruas: Më shpëtoni fëmijët

Një grua u nxorr e gjallë këtë të shtunë nga rrënojat e shtëpisë, e cila u shemb gjatë tërmetit të së premtes në Turqi. Mediat bëjnë të ditur se gruaja quhej Azize dhe kishte ngecur nën rrënoja për 17 orë. Pasi u nxorr, ajo u bëri thirrje ekipeve të kërkim-shpëtimit që të shpëtojnë fëmijët e saj.

“Fëmijët e mi janë atje, poshtë derës. Shpëtojini”, dëgjohet të thotë gruaja.

Ishte telefoni që i shpëtoi jetën Azizes. Mediat turke kanë shpërndarë videon e një anëtareje të ekipeve të kërkim-shpëtimit, e cila foli me gruan nën rrënoja.
Autoritetet turke janë duke u përpjekur që të nxjerrin sa më shumë persona të gjallë nga rrënojat e ndërtesave, të cilat u shembën pas tërmetit 6.8 të shkallës Rihter që goditi vendin mbrëmjen e së premtes. Nga lëkundjet e 24 Janarit deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 22 perso

 

Lini Një Koment