Obama bën lëvizjen e fundit para largimit, merr vendimin e pakthyeshëm nga pasardhësi

Presidenti në ikje, Barak Obama ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm, i cili sipas ligjeve në fuqi nuk mund të kthehet nga pasardhësi i tij.

Kështu, Obama ka pezulluar çdo shpim për ngritje impiantesh të nxjerrjesnaftës dhe gazit natyror në Oqeanin Atlantik dhe në Arktik të SHBA-ve.
Për këtë vendim, Obama ka përdorur ligjin shumëpak të njohur “Akti i Shelfit të Jashtëm Kontinental”.

Sipas vendimit, të gjitha hapësirat detare të SHBA-ve në Arktik dhe Oqeanin Atlantik nuk do të përdoren për shpime dhe ndërtim të rafinerive të nxjerrjesnaftës dhe gazit natyror.

Kjo do të thotë, që SHBA-të do të varen nga nafta e Lindjes së Mesme edhe më shumë për nevojat e brendshme.

As vetë Presidenti Trump nuk mund ta kthejë vendimin. /albeu.com/