Oliver Ivanoviq varroset në Beograd

Oliver Ivanoviq do të varroset në Beograd të mërkurën, tha sot Ksenija Bozhoviq nga Iniciativa Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, e cila drejtohej nga vetë Ivanoviq.

Bozhoviq tha për agjensinë e lajmeve beta se qytetarët do të mund të bëjnë homazhe për Ivanoviqin në selinë e partisë së tij ku do të vendoset trupi i pajetë.

Ivanoviq u vra të martën në mëngjes përballë selisë së partisë në Mitrovicë të Veriut.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy prokurorë për t’i kryer hetimet ndërsa edhe prokuroria serbe në Beograd ka nisur një hetim paralel për vrasjen e tij.