Operacion ndërkombëtar droge Shqipëri-Itali, 37 të arrestuar

Media italiane shkruajnë mëngjesin e së martës për finalizimin e një suksesshëm të një operacioni antidrogë gjatë së cilit u arrestuan 37 persona mes Italisë dhe Shqipërisë, si dhe u sekuestruan një sasi e madhe lënde narkotike dhe eurosh.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, në operacion u përfshinë forcat e DIA në Bari dhe autoritetet shqiptare, në bazë të një procedimi të nisur prej muajsh.

Në fund të operacionit u arrestuan 37 persona në të dy vendet, u sekuestruan pasuri me vlerë 4 milionë euro dhe 3.5 tonë marijuanë, kokainë dhe hashash që nëse do të dilnin në treg do të arrinin shifrat e 40 milionë eurove.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e policisë për këtë operacion ndërkombëtar antidrogë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme