Opozita kthehet në Kuvend, kërkon zgjedhje të reja

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten, më 20 shtator, të ketë seancë të jashtëzakonshme në orën 14:00. Me kërkesë të opozitës dhe të dy deputetëve të pavarur, në rend dite janë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare përmes të cilave Kosova fiton miliona euro.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli e ka quajtur lajm të mirë që opozita po kthehet në Kuvend.

Sipas tij, një pjesë e opozitës edhe më herët ka votuar marrëveshje të tilla, por kjo e nesërmja, edhe pse nuk kishte nevojë që të jetë e jashtëzakonshme, mirë që po mbahet.

“Besoj shumë shpejt, në këtë frymë, pa seancë të jashtëzakonshme, të kemi edhe një seancë plenare, që t’i shkrijmë ato dy seancat e jashtëzakonshme, të kemi një rezolutë të përbashkët për konsensusin nacional dhe të kemi një ekip të përbashkët nga Kuvendi dhe Qeveria, me mandat, që të Kosova të ballafaqohet me Serbinë në finalen e dialogut”, ka thënë Veseli.

Veseli tha se shpreson që do rikthehet normalitetit, pa seanca të jashtëzakonshme.

Ndërsa, Memli Krasniqi nga PDK ka deklaruar se ata që tashmë kanë kërkuar seancë vet kanë pamundësuar që Kosova të marr fonde prej rreth 50 milionë euro nga marrëveshja e parë IPA.

Sipas tij, tashmë duket se janë vetëdijesuar dhe nuk po punojnë në dëm të qytetarëve.

“Ky ndryshim i qasjes, shpresoj do t’i ndjek edhe çështje te tjera tepër të rëndësishme siç janë ligjet që ndërlidhen me fushatë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë e sidomos për dialogun me Serbisë, ku e kemi një draft-rezolutë që pret prej muajit korrik”, ka thënë ai.

Tha se pikat e mbetur gjysmë nga seanca e kaluar, do vazhdojnë në seancën e radhës atë të rregullt.

Ndërsa Avdullah Hoti nga LDK ka deklaruar se seanca e kërkuar nga ta është kërkuar

“Nuk ka mbetur rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja….ka kaluar koha kur arroganca e koalicionit PAN mund të prodhojnë ndonjë ndryshim dhe ata që flasin në shumicë në emër të tyre. Opozita përfaqëson 60% të qytetarëve në Kosovës, por jemi në një ngërç për shkak të insistimit të PAN-it. Kësaj qeverisje po i vjen fundi”, ka thënë Hoti.

Hoti ka deklaruar se besojnë se brenda institucioneve do të bëjnë ndryshime, e sipas tij, deri më tani kanë bërë këtë disa herë.

Ndërsa, paralajmëroi se në seancën e ardhshme do punojnë për të dërguar mocion për rrëzimin e qeverisë.

Lini Një Koment