Opozita me 58 vota për rrëzimin e Qeverisë, shpresat tek koalicioni qeverisës

Tash e një kohë, opozita ka filluar me përgatitjet për rrëzimin e Qeverisë.

LDK, VV e PSD po bashkërendojnë veprimet për mbledhjen e votave të mjaftueshme për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj, shkruan lajmi.net.

E në konferencën e sotme, LDK ka treguar se sa vota janë deri më tani të siguruara për këtë mocion.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se opozita ka në duar 58 vota për rrëzimin e Qeverisë, tri më pak nga sa duhen që mocioni të kalojë.

E opozita nuk do të llogaris në votat e Listës Serbe.

Kështu të paktën tha deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, teksa shtoi se pret që edhe deputetët e koalicionit qeverisës t’i bashkohen këtij mocioni.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë takuar i pari i PSD-së, Shpend Ahmeti me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi i tyre lidhet me koordinimin e veprimeve për rrëzimin e Qeverisë, dhe inicimin e mocionit të mosbesimit.

Lini Një Koment