Opozitës nuk i interesojnë vizat

10:57  / 07 Shtator 2016 / Sakte.net
Opozita e Kosovës është e vendosur ta kundërshtojë marrëveshjen e demarkacionit dhe pse pa miratimin e saj, nuk do të fillojë negocimi për heqjen e vizave për Kosovën, madje së fundmi ka deklaruar se nuk i interesojnë vizat nëse kalondemarkacioni, pasi Kosova humb territor.

Tanja Fajon ka bërë të ditur qëdemarkacioni nuk është kriter për heqjen e vixave, por Qeveria e Kosovës insiston që këtë marrëveshje do ta rikthejë nëKuvend.

“Gjithsesi se Demarkacioni do të kthehet në Kuvend jo vetëm pse kjo është një nga kushtet për liberalizimin e vizave, por edhe pse kjo çështje është e ndërlidhur jetësisht me shtetndërtimin si proces, me normalizimin e raporteve tona me fqinjët, si edhe me integrimet evropiane”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, transmeton “Zëri”. /sakte.net/