Ora e parë e mësimit i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri  shkollor 2016/17, njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë të mësimit, ora e parë t’i kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

Ministria e Arsimit u uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e vitit të ri shkollor  2016-2017,  njëherësh njofton se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.

Shenjtërimi i Nënës Terezë , në shenjë mirënjohjeje  të veprës  dhe përkushtimit të saj misionar, shpirtëror  e human  gjatë gjithë  jetës  në ndihmë më të varfërve në gjithë globin, u bë dje në  Selinë e Vatikanit  nga ana e Shkëlqesisë së tij, Papa Françeskut.