Oreo cheesecake pa pjekje

Përbërësit
3 paketime biskota Oreo
200 gr Nutella
100 gr gjalpë
400 gr krem djath
400 ml ajkë e ëmbël
60 gr sheqer vanilje
1 lugё gjelle ekstrakt vanilje
njё grusht plot lajthi

Udhëzimet

Baza

150 gr oreo dhe një grusht lajthi copëtojini në blender.
Nё kёtё masё shtoni gjalpën e shkrirё dhe pёrzieni derisa tё fitoni njё masё homogjene.
Vendoseni bazёn nё njё kallёp prej 21cm dhe shtypeni mirë qё tё keni njё bazё tё njëjtё nё tё gjitha anёt.
Vendoseni të ftohet në frigorifer, ndërkohë që përgatisni mbushjet për ëmbëlsirën.

Mbushja me djath

250 -300 ml ajkë të ëmbël rrahini me mikser, derisa të forcohet e dyfishihet masa.
Shtoni 400 g djath krem, 60 g sheqer vanilje dhe ekstraktin e vaniljes. Rrahni te gjithё pёrbёrёsit sё bashku.
Gjysmën e 18-20 biskotave oreo, i imtёsoni mirё nё grirёs, kurse gjysmёn tjetёr e copёtoni me duar nё copёza mё tё mёdha.
Shtoni oreot tek masa e formuar dhe përzieni mirё me njё shpatull kuzhine.
Shtoni mbushjen me djath pёrmbi bazёn me oreo dhe nivelizojeni mirё dhe sa mё njejtё qё mundeni.

Mbushja me nutellё


Rrahni dhe pёrzieni 200g Nutella me 50-100 ml tё ajkёs sё ёmbёl. Shtoni kёtё sasi sipёr mbushjes me djath. Drejtojeni me shpatull, apo vetёm lёvizeni kallёpin nё mёnyrё rotatore qё tё keni njё pamje mё tё butё.
Pёrfundojeni duke e dekoruar me ca oreo te grimcuara.

Vendoseni ne frigorifer brenda natës, ose tё paktën 6-8 orё para se ta shёrbeni./Embëlsira-ime/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme