Osmani i reagon Veliut: Kosova po kalon nëpër dy pandemi – COVID-19 dhe politikanëve të papërgjegjshëm

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, pasi ky i fundit e ka quajtur Osmanin përkthyese e Thaçit, që nuk guxoi të garojë për kryetare të Mitrovicës as Prishtinës.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, Kosova po kalon nëpër dy pandemi, të COVID-19 dhe politikanëve të papërgjegjshëm duke iu referuar Veliut.

“Vendi ynë po kalon dy pandemi: Atë të coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm”, shkroi ajo.

Osmani theksoi se duhet kujdesur siç tha nga higjiena mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues.

“Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, do ja dalim”, tha Osmani.

Deklaratat e Veliut kishin ardhur pasi Osmani mbrëmë ka thënë se Qeveria Kurti nuk varej nga votat e PAN-it e as nga Lista Serbe, por që përpjekjet për të prishur bashkëpunimin LVV-LDK, u shtuan dhe se zëri kryesor për prishjen e koalicionit u bë Veliu, që nuk kishte marrë fare pjesë në zgjedhje. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme