Osmani: Kumanova beri mekat kur e votoi Artan Grubin

Hadi Osmani Kandidat i pavarur për deputet ne Zonen 2 ka thumbuar deputetin e BDI-së, Artan Grubi duke thënë se zgjedhja e tij si deputet në zonën e dytë zgjedhore është mëkati më i madh që kanë bërë Kumamovarët. Andaj Osmani dyshon se ky mund të jetë shkaku i gjitha të këqijave që ju vijnë kumamovarëve. Ai gjithashtu rikujton BDI-në se Kumanova dhe zona numër dy i dhanë kėsaj partie numrin më të madh të deputetëve në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe pyet pse ua kthejnë kështu. “Ne mandatin kur zona 2 ju dha me shume deputet, ju ua kthyet me me shume probleme dhe veshtiresi. A ky ishte shperblimi per Kumanoven?
Edhe Artan Grubit i dhane mundesi dhe e bene depuputet. Tashe kuptoj pse gjithe ky denim per Kumanoven, paskan bere mekat te madh”, ka shkruar Hadi Osmani ne profilin e tij në facebook.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë