Pacolli e vajton dështimin e koncertit të Dua Lipës në Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka kritikuar kosovarët për pjesëmarrje të ulët në ‘Sunny Hill Festival’, aty ku këndoi këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Lipa si njëra ndër këngëtarët më të mira në botë kishte sipas tij 900% më shumë fansa se në Prishtinë.

“’Nuk të bënë Profet fshati yt’. Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli.

Lini Një Koment