Pacolli takon sheikët, u flet për ndërtimin e shtetit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij dy-ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në ditën e parë të vizitës së tij, Pacolli mbajti një fjalim në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore (IICD), me temën “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State”, ngjarje kjo, që ka bashkuar shumë ministra e akademik nga shtete të ndryshme të botës.
“Sot pata kënaqësinë të mbajë një fjalim për sfidat e ndërtimit të shtetit dhe ndërlikimet/vështirësitë në diplomaci, në kuadër të konferencës “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State” që u mbajt sot në Abu Dhabi”, ka thënë Pacolli.

Ai gjithashtu ka njoftuar edhe për takimin e tij me Ministrin e Shtetit për Tolerancë, duke biseduar për thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.