Pacolli uron shtetin e Izraelit për 70 vjetorin e Pavarësisë dhe i bën thirrje për njohje ‘de jure’ të Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ka dërguar urimet më të ngrohta popullit dhe përfaqësuesve të shtetit të Izraelit me rastin e shënimit të vitit jubilar të 70 vjetorit të Pavarësisë.

Pacolli me këtë rast i ka bërë thirrje edhe njëherë kreut të shtetit izraelit për ri-shqyrtimin e njohjes ‘de jure’ të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në vitin e dhjetë të ekzistencës së saj si shtet i pavarur dhe sovran.

“Në këtë vit të veçantë​ të shënimit të 70 vjetorit të Pavarësisë, dëshiroj që t’i dërgoj urimet më të sinqerta popullit dhe lidershipit të shtetit të Izraelit. Bashkëjetesa dhe harmonia në mes shqiptarëve të Kosovës dhe hebrenjëve ka gjurmë historike shekullore në vendin tonë, duke përfshirë edhe periudhën e lavdishme të ndihmës në shpëtimin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha kryediplomati kosovar.

“Marrëdhëniet në mes dy vendeve tona kanë shënuar ngritje të vazhdueshme edhe në nivelin Institucional që nga shpallja e Pavarësisë sonë dhjetë vjet më parë, por ky mund të jetë një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi shqyrtimin e njohjes edhe de jure të Kosovës. Presim që në të ardhmen e afërt të kemi përfaqësim të Kosovës në Izrael”, ka thënë Pacolli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme