Pak pas tmerrit Ritvani i shkruan SMS të vëllait: Bobo çfarë kam bërë

Gjatë marrjes në pyetje të vëllait të Ritvan Zykajt, Hoveljandos, policia ka zbuluar edhe mesazhet që ata kishin shkëmbyer me njeri-tjetrin.

Gjatë kohës që ata ishin në arrati, vëllai i Ritvanit që është tre vjeç më i madh se ai, e pyeste se ku ndodhej, ndërsa merrte përgjigje se gjendej përreth fshatit.

Një moment, Ritvani i shkruan: Bobo çfarë kam bërë!

Gjatë kontrolleve të kryera, policia mundi të arrestojë Ritvann Zykajn, autorin e vrasjes së tetë personave në Resulaj, në një zonë të quajtur “Çezma e misrit” rreth 3 kilometra larg shtëpisë së tij.

Mësohet se në momentin e arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë duke ngritur duart lart, ashtu siç e kishte urdhëruar policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme