Pal Lekaj apelon deputetët: Të bashkohemi për territorin e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka apeluar gjithë deputetët e Kuvendit që ta mos votojnë demarkacionin me Malin e Zi, i cili është punuar nga Komisioni i udhëhequr nga Murat Meha, shkruan Indeksonline

“Për kë ka punuar Komisioni shtetërorë. Pse nuk argumentoi asnjë fakt që mu si deputet të më bind që unë ta ngrish dorën për të votuar ratifikimin apo marrëveshjen me Malin e Zi. Kjo nuk ma dëshmuan se cilat pjesë të pronësisë apo katasrtës i kanë prezantuar Mali i Zi dhe a është përputhshmëria mes katasrave të Kosovës dhe Malit të Zi. Kërkoj nga gjithë deputetët që t’i ulim flamujt partiak dhe të mbizotëroj territori i Kosovës. Për këtë kemi dhënë betimin. Unë po e them se nuk ka forcë që më shtyn të votoj për një marrëveshje që e ka bërë Komisioni me kundërshtim me të gjitha parimet dhe normat ndërkombëtare”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme