Pallati i Kryetarit në Vend të Parkut

03 Shtator 2016 – Sakte.net 10:52

Në vendin ku Komuna e Shtimes planifikonte një park, po ndërtohet një objekt shumëkatësh, njëri nga pronarët e të cilit është Naim Ismajli.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, është bërë njëri prej tre pronarëve në njërën nga pronat shitjen e së cilës Komuna e Shtimes e kishte ndaluar me një vendim të vitit 2012.

Asambleja e kësaj komune, siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, nuk e shiste këtë pronë ngase e kishte shpallur zonë me interes të veçantë, pasi aty planifikonte ta ndërtonte një park.

Tre vjet më vonë Asambleja e Shtimes rrëzoi vendimin e saj, duke i hapur rrugë pronës që e konsideronte të pashitshme.

Sipas emisionit “Drejtësia në Kosovë” në pronën ku ishte menduar një park, tash po ndërtohet  një objekt shumëkatësh, njëri nga pronarët e të cilit është i pari i Shtimes Naim Ismajli.

Sipas asaj që tregoi hulumtimi i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, pronari i dytë i pronës në fjalë është edhe Jakup Ismajli, kushëri i kryetarit dhe asamblist në kuvendin komunal. Hulumtimi nxori në pah se pronari i tretë në këtë parcelë është Hasan Salihu,  vëllai i drejtorit të urbanizmit Mehdi Salihu.

Kryetari i Shtimes në intervistën për “Drejtësia në Kosovë”, ka arsyetuar se çdo veprim rreth kësaj prone ka qenë i ligjshëm dhe nuk ka asnjë bazë për ngritje të dyshimeve.

Ai ka sqaruar mënyrën se si është bërë pronar,  fillimisht i tokës e më pas edhe aksionar në objektin shumëkatësh që po ndërtohet në këtë zonë.

Sipas hulumtimit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” prona fillimisht ishte blerë nga një biznesmen me një vlerë prej 60 mijë eurosh.

Me të njëjtën vlerë prona  më pas u ishte shitur kryetarit të komunës Naim Ismajli, asamblistit të PDK-së Jakup Ismajli  dhe Hasan Salihut, vëllait të drejtorit të urbanizmit Mehdi Salihu.

Këta tre blerës përsëri pronën ia kishin ofruar me koncesion biznesmenit nga i cili e blenë dhe aty është duke u ndërtuar një objekt shumëkatësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme