Pamje nga shtëpia e djegur ku vdiqën nënë e bir në Vlorë (Video)

Një zjarr aksidental u ka marrë jetën mëngjesin e hershëm të ditës së sotme dy personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë pranë pyllit të Sodës në Vlorë.

Burime nga policia thanë se viktimat janë nënë e bir dhe të identifikuar si Selkie dhe Novruz Hoxhallari, 43 dhe 73 vjeç

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 minuta të mëngjesit dhe nga pamjet që kanë mbërritur duken pasojat shkatërrimtare të zjarrit.

Zjarrfikësit janë shprehur se trupat e nënë e bir janë shkrumbuar nga flakët. Ende nuk ka një shkak për zjarrin që u mori jetën dy personave, por dyshimet janë që një cigare të ketë shkaktuar tragjedinë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme