Para ndeshjes ndaj Maqedonisë, Mavraj e nis ditën duke falur namazin e sabahut (Foto)

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë ndeshjen kundër Maqedonisë në “Loro Boriçi” sot (e hënë), ndërsa skuadra është e gatshme për triumf.

Dhe në prag të ndeshjes, Mërgim Mavraj që në mëngjes është lutur për fitore

Mbrojtësi shqiptar ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke u falur në xhami.

“Fllad mëngjesi në Shkodër. I lumtur me caktimin e Zotit”, ka shkruar futbollisti në Facebook.