Paraburgim për 26 vjeçarin që mashtroi AKI’në – Spiunoi te shërbimet e huaja për dokumentet topsekrete

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën prej 30 ditësh paraburgim Edmond Jetullahut, 26-vjeçarit nga Prishtina që dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe është paraqitur rrejshëm si agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Insajderi ka mësuar se Gjykata vendosi sot që ndaj Jetullahut të vendoset masë paraburgimi prej 30 ditësh.

Edmond Jetullahu dyshohet se kishte arritur që përmes falsifikimit të një dokumenti për tetë vite me radhë të mashtronte autoritetet e shtetit.

Ai kishte arritur që përmes këtij dokumenti të vetë-punësohej në AKI dhe të siguronte qasje në dokumente topsekrete të shtetit.

Prokuroria dyshon se Jetullahu ka kryer veprat penale të spiunazhit, prezantimit të rrejshëm dhe falsifikimit të dokumenteve.

Lini Një Koment