Paralajmëron ambasadorja amerikane në OKB: SHBA vazhdon të qëndrojë gati për sulm

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë në Këshillin e Sigurimit se lajmet për sulmet kimike dhe viktimat në Douma nuk ishin “fake news”, lajme false.

“Ne i dhamë diplomacisë shans pas shansi”, ka thënë ajo.

Por Rusia bllokonte aksionet në Siri gjashtë herë me radhë.

“Ne nuk mund të rrimë anash derisa Rusia përçmon çdo normë ndërkombëtare për të cilën ne qëndrojmë”, ka thënë Haley.

Ajo ka shtuar se SHBA-të nuk do të lejojnë që regjimi i Assad-it të vazhdojë me vrasje në masë duke përdorur armët kimike.

“Vetoja e Rusisë ishte përdorur si dritë e gjelbër për Assadin që të përdorë armët kimike”.

“Strategjia jonë për Sirinë ende nuk ka ndryshuar. Por, Siria na ka detyruar ta përdorim forcën”.

SHBA ende vazhdon të jetë gati për sulm ka deklaruar ambasadorja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme