Paralajmëron Nuri Seferi: Jam shumë i motivuar, do t’iu bëj krenar të shtunën

Nuri Seferi apo Tysoni shqiptar do të kthehet në ring më 25 maj, përball do ta këtë boksierin me nënshtetësi gjermane, Rad Rashid.


Në prag të këtij dueli, Nuri Seferi përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se është shumë i motivuar për këtë meç dhe se shpreson që t’i bëj krenar të gjithë ata që e dojnë flamurin Kombëtar.

Vlen të përmendet se Nuri Seferi gjithnjë mbronë ngjyrat Kuq e Zi, teksa përball do ta këtë kundërshtarin që mbronë ngjyrat e Gjermanisë.

Seferi e cilëson Rad Rashidin si një ndër boksierët më të mirë në Gjermani dhe të shtunën pritet të jetë një meç tejet interesant.

Ndryshe, ky meç do të zhvillohet të shtunë(më 25 maj) në “Sport Halle Grossmat Kirchberg” të Gjermanisë dhe pritet të fillojë rreth orës 22:30.

Lini Një Koment