Paraqitja e parë publike e Rita Augestad Kndusen, pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë.

Ai është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Kndusen, dhe kjo njëherësh është paraqitja e parë e tyre publike pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër i vendit.

Organizimi filloi me një minutë heshtje, në nder të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.

Ndërkohë, Kurti është i martuar që prej vitit 2014 me Rita Augestad Knudsen, ceremonia të cilëve ishte zhvilluar në sallën e Komunës së Prishtinës.

Ata tashmë janë prindër edhe të një vajze.

Rita vjen nga Norvegjia dhe është drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme