Partneriteti me Gjermaninë është jetik për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Frank Priess, zëvendësdrejtorin e “Konrad Adenauer Stiftung” (KAS), për Evropë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, me të cilin ka diskutuar për nevojën e përfshirjes edhe më të madhe të Fondacionit KAS në Kosovë dhe fuqizimin e partneritetit me shtetin gjerman.

Haradinaj, duke e falënderuar Priessit për angazhimin që ka bërë ndër vite Fondacioni KAS, tha se misioni i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm.

“Përvoja dhe ndihma e këtij fondacioni ka qenë shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë, shoqërisë civile dhe të partive politike. KAS përmes angazhimeve të veta ka arritur të krijojë një vetëdije tek qytetarët kosovarë për BE-në dhe procesin e integrimit”, vlerësoi kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka përmendur edhe rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Gjermanin dhe rolin e pashmangshëm të shtetit gjerman në konsolidimin e brendshëm të Kosovës dhe në anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

“Gjermania ka bërë shumë për Kosovën në këto vite dhe vazhdimi i këtij bashkëpunimi është tejet i rëndësishëm. Kosova ka nevojë për një partneritet afatgjatë dhe strategjik me shtetin gjerman”, ka shtuar kryeministri, duke përmendur edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

Ndërkaq, nga ana e tij, zëvendësdrejtori i Fondacionit KAS, Frank Priess, falënderoi Haradinajn për mikpritjen dhe përkrahjen, derisa tha se ky Fondacion politik në Kosovë do të angazhohet që edhe më tutje ta kryejë me sukses misionin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme