Pas alarmit të familjes së tij, Gani Geci udhëton i qetë drejt Zvicrës

Ish-deputeti i LDD-së, Gani Geci, është larguar sot nga Kosova dhe ka udhëtuar drejt shtetit të Zvicrës, shkruan Gazeta Express.

Ky largim i tij nga Kosova ka ardhur pas disa raportimeve të djeshme se dikush e kishte kërcënuar Gecin me likuidim. Mirëpo një gjë të tillë Geci e kishte mohuar në një bisedë për T7.

Geci pas rivarrimit të eshtrave të Ahmet Krasniqit në Prishtinë, është shndërruar në njeriun më të përfolur, pas akuzave të tij të hapura në drejtim të presidentit Thaçi.

Sipas tij, Thaçi ka qenë urdhërdhënës për vrasjen e Ahmet Krasniqit, dhe për këtë Geci ka thënë se do të përballen edhe në Gjykatën Speciale.

“Falënderoj Sabi Kaqanollin dhe plot bashkatdhetarë tjerë për nji pritje madheshtore qe ma ben ne Airoportin e Zvicrres”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

 

Lini Një Koment