Pas dorëheqje të njëpasnjëshme në VV, reagon edhe Flaka Surroi ka disa fjalë për ata që po japin dorëheqje

Publicistja Flaka Surroi përmes rrjetit të saj social Facebook ka reaguar ndaj dorëheqjeve që po ndodhin në VV, raporton Gazeta Blic. 

Surroi e cila ka shpërndarë në Facebook lajmin edhe për dorëheqjen e Frashër Krasniqit ka thënë se nuk po e merr vesh këtë valën e dorëheqjeve në VV.

“Nëse ideja është të partia të ndahet në dysh, nuk e di pse po e zgjasin kaq shumë procedurën”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Surroit: 

Sinqerisht nuk po e marr vesh këtë valën e dorëheqjeve në VV.
Nëse ideja është të partia të ndahet në dysh, nuk e di pse po e zgjasin kaq shumë procedurën.
Zgjedhjet e reja do të vijnë shpejt, e kështu siç janë nisur, do të mbesin të dy fraksionet pa prag zgjedhor.