Pas dorëheqjes së kryetarëve serbë, Haradinaj takohet me shqiptarët e veriut

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës.

Ai ka thënë se në këtë takim u diskutuar për bashkëjetesën mes komuniteteve në atë pjesë, e cila gjithë pasluftës ka sjellur tension,  e sidomos ditët e fundit, shkruan gazetametro.net.

“Kam pritur disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës. Në takim u njoftova për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës, gjendjen aktuale dhe nevojën e mbështetjes institucionale për mirëqenien e qytetarëve në këto komuna”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se i ka siguruar shqiptarët e veriu se Qeveria do të jetë afër tyre dhe e përkushtuar për të adresuar shqetësimet.

“Bashkëbiseduesit i sigurova se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre”, ka shtuar i pari i Qeverisë.

Ndryshe, ky takim vije pak ditë pasi u dorëhoqën nga kryetarllëku katër serbë, që udhëhiqnin me Mitrovicën Veriore, Zvecanin, Zubin Potokun dhe Leposavicin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme