Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës.
Ai ka thënë se në këtë takim u diskutuar për bashkëjetesën mes komuniteteve në atë pjesë, e cila gjithë pasluftës ka sjellur tension, e sidomos ditët e fundit, shkruan gazetametro.net.
“Kam pritur disa nga përfaqësuesit shqiptarë të komunave të veriut të Kosovës. Në takim u njoftova për bashkëjetesën mes komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës, gjendjen aktuale dhe nevojën e mbështetjes institucionale për mirëqenien e qytetarëve në këto komuna”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se i ka siguruar shqiptarët e veriu se Qeveria do të jetë afër tyre dhe e përkushtuar për të adresuar shqetësimet.
“Bashkëbiseduesit i sigurova se Qeveria është e përkushtuar që të jetë sa më afër banorëve atje për të adresuar shqetësimet e tyre”, ka shtuar i pari i Qeverisë.
Ndryshe, ky takim vije pak ditë pasi u dorëhoqën nga kryetarllëku katër serbë, që udhëhiqnin me Mitrovicën Veriore, Zvecanin, Zubin Potokun dhe Leposavicin.