Pas Gjakovës tronditet Deçani, vriten dy persona

Dy ditë më parë në Komunën e Gjakovës ndodhi vrasja e trefishtë, ndërsa sonte një vrasje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Deçanit.

Burime të Telegrafit  thonë se dy të rinj të familjes Rama, nga fshati Shaptej i Deçanit, kanë mbetur të vdekur nga plagët e marra.

Të njëjtat burime thonë se vrasja e tyre ka ndodhur nga pjesëtarë të familjes Lushaj, me të cilët kanë pasur probleme edhe më parë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me Policinë në rajonin e Pejës, por kontakti ka qenë i pamundur.