Pas Mbappe, Real Madrid shton edhe një emër në listën e dëshirave

Real Madrid po përgatitet për një merkato të madhe, për të furnizuar mirë Zinedine Zidane për rikthimin e tij.

Zidane kishte fituar tri Liga të Kampionëve me Real Madrid, para se të largohej nga skuadra. Ai qëndroi vetëm 10 muaj larg ‘Los Blancos’ për tu rikthyer përsëri.

Pas rikthimit të tij, atij i janë premtuar plotë 300 milionë euro për t’i shpenzuar gjatë verës. Kështu, Real Madrid ka edhe një emër në listën e dëshirave, pas atij të Kylian Mbappe.

Ylli i Bayer Leverkusen, Julian Brandt është nga emrat e fundit që ka përfunduar në radarin e ‘mbretërve’, raporton ‘AS’, transmeton lajmi.net.

22 vjeçari kërkohet edhe nga Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, por Real Madrid janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për të.

Lini Një Koment