Pas shtëpisë 20 milionë dollarëshe, Fatmir Hysenbelliu bën dy super blerjet e radhës

Fatmir Hysenbelliu javë më parë zbuloi apartamentin e tij në qendër të Tiranës e cila kapte shifrën prej 20 milionë dollarëve.

Tani i pasuri i Tiranës ka bërë dy blerjet e radhës të cilat poashtu janë të kushtueshme.

Në llogarinë e tij në Instagram, Hysenbelliu ka publikuar dy fotografi, ku dhe ka treguar se ka blerë dy veturat e tipit Maybach dhe Range Rover, të cilatdyjat së bashku kapin çmimin afro 350 mijë euro.

Emri i Fatmir Hysenbelliu u bë edhe më i njohur për publikun që nga lidhja me këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj, ndonëse kjo lidhje ka vite që ka mbaruar.

Javë më parë, Anxhelina ishte e pranishme në ditëlindjen e mbesës së Fatmir Hysenbelliut dhe pati zëra se ata janë rikthyer bashkë, mirëpo përmes një postimi në Instagram, Hysenbelliu hodhi poshtë gjithçka.

Lini Një Koment