Pas Ukës, edhe reja e Ibrahim Rugovës jep ‘viza’, kjo për sfilatë të modës |FOTO

Familja e ish’presidentit Ibrahim Rugova, duket të ketë lidhje të veçantë me vizat. Djali i vogël i ish’presidentit, Uka akuzohet për manipulim me viza italiane. E reja e ish’presidentit, bashkëshortja e djalit të madh, Mendimit, Blerina Kllokoqi – Rugova, këtë traditë po e bën në formë ‘artistike’.


Blerina Kllokoqi – Rugova, ka organizuar një sfilatë mode, dhe ftesat mysafirëve ua ka bërë në formë vize, shkruan gazetametro.net.

Ajo ka paraparë që në sfilatën e saj mund të hyhet vetëm me ‘vizë’ të lëshuar nga ajo personalisht. Me këtë duket se familja Rugova nuk mund të ndahet nga vizat.

Metro ka siguruar një ftesë-vizë të tillë. Aty shkruan se vendi ky organizohet sfilata e modës është sheshi që mban emrin e vjehrrit të saj, pra sheshi Ibrahim Rugova.

Organizimi sipas kësaj ftese do të mbahet të premten më 20 korrik në ora 20:00.

Lini Një Koment