Pasardhësi i Lamborghini Aventadorit vjen në versionin hibrid

Në krahasim me prodhuesit e tjerë të superautomobilave, Lamborghini ka mbetur mbrapa sa i përket elektrifikimit. Megjithatë, kjo së shpejti mund të ndryshojë.

Përderisa shumica e rivalëve si Ferrari, McLaren dhe Porsche kanë lëshuar veturat hibride për disa vite, Lamborghini ende nuk ka nisur veturën e parë që do të ketë një motor elektrik.

Megjithëse ai i kishte rezistuar elektrifikimit për një kohë të gjatë, prodhuesi nga Sant’Agata së shpejti do të zhvillojë pasardhësin e Aventador, shkruan Motor Authority. Drejtori i Departamentit të Kërkimit dhe Zhvillimit të Lamborghinit, Mauricio Ređani, foli për këtë në panairin e automobilave në Detroit.

“Kur një Aventador i ri arrin në rendin e ditës, ne do të duhet të vendosim se si do të vendosim motorët elektrikë te makinat e Lamborghinit”, thotë Reggiani. Ai është i shqetësuar për peshën ekstra të shkaktuar nga elektrizimi i pashmangshëm, në formën e baterive të vozitjes.

Megjithëse tifozët më të mëdhenj të kësaj marke janë të shqetësuar se modeli më i mirë i Lamborghinit në të ardhmen mund të mbetet pa një motor të njohur V12, i cili është gjithashtu markë e Aventador, por Reggiani thotë se nuk do të vijë deri te kjo, transmeton KP.

Duke pasur parasysh se motori aktual V12 zhvillon 740 kuaj fuqi, pritet që pasardhësi i Aventador të jetë një hiperautomobil që me ndihmën e një motor elektrik prodhon më shumë se 1.000 kuaj fuqi.