Pasi dështoi të bëhet depuet, “numri 20” propozohet kandidat për kryetar i Gostivarit

Pas dështimit për t’u bërë deputet në parlamentin e Maqedonisë, sekretari i LrPDSH – së, Arben Taravari përflitet si kandidat i kësaj partie për Komunën e Gostivarit.

Pas shpalljes sot jozyrtare per kandidim si i kandidat i pavarur nga Visar Ademi për kandidat i mundshem për zgjedhjet e ardshme komunale për Komunen e Gostivarit.

Pasi që kishte ngatërruar në fushatën elektorale numrin 2 me numrin 20 kur doli i dyti në listën zgjedhore në Njësinë nr 1 ndërsa pati deklaruar se do të jetë i 20 – ti në listë, megjithatë, kjo nuk e bën më pak të pëlqyer nga strukturat e partisë.

Sipas kërkesës së antarësisë së LR PDSH-së nga dega e Gostivarit, bëjnë të ditur burime të portalit “tetova1”.
Mjeku Taravari ka shumë autoritet si në Gostivar ashtu edhe në vendabimet tjera që janë pjesë e Komunës së Gostivarit. “Autoriteti dhe aftësitë e tij do jenë një garancë se ne do ta fitojmë komunën e Gostivarit, pasiqë kandidat më të mirë ska asnjë parti tjetër politike”, thonë nga LR PDSH-ja.

BDI ka paralajmëruar rikandidimin e Nevzat Bejtës për kryetar komune në Gostivarit./Sakte.net