Pasi ia ngacmoi kryetarin e partisë, Avdullah Hoti sulmon Kadri Veselin

Pasi Kadri Veseli i reagoi Isa Mustafës duke i thënë drejtoje dialogun edhe pse kreu i opozitës është duke u rehabilituar nga sëmundja, është përgjigjur Avdullah Hoti. Ai ka thënë se fyerja e Isa Mustafës tregon se Veseli ka dështuar edhe është i frsutruar si lider.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se proceset shtetërore në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë, duhet të udhëhiqen nga institucionet e shtetit të Kosovës. Thotë se për këtë punë Kosova është shpallur shtet, për të pasur institucione që e udhëheqin atë, e jo ekipe politike.

“Nëse këto institucione nuk kanë fuqi politike dhe legjitimitet për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, siç është situata tani, atëherë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të nxjerrë institucione legjitime përmes votës së qytetarëve”, ka shkruar Hoti.

“Rrugë tjetër nuk ka. Hedhja e topit tek opozita dhe fyerja e liderit kryesor të opozitës nuk i kontribuon situatës. Përkundrazi, tregon frustrim, dobësi lidershipi dhe dështim”.

Lini Një Koment